Kongresi Rinor Kombëtar, që mbështetet nga fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung”, ka organizuar këto ditë në Bashkinë e Urës Vajgurore takimin me temë: “Të veprojmë së bashku në formimin e politikave rinore në nivel lokal dhe qendror, përmes dialogut të strukturuar”.

Kongresi Rinor është një strukturë ombrellë e 84 organizatave rinore, që kryejnë veprimtarinë në 12 qarqe të vendit, ndërsa në Bashkinë e Urës Vajgurore ky aktivitet në nivel lokal vjen nën kujdesin e Qendrës “New Bridges” dhe nën koordinimin e znj. Zoica Bardhi.

Kongresi ka 6 vite që funksionon dhe përfshin edhe 6 forumet politike të rinisë.

Rritja dhe përmirësimi i dialogimit me institucionet Qendrore dhe Lokale në mënyrë që politikat rinore të vlerësohen, duke arritur në hartimin e planeve lokale të veprimit për fuqizimin e rinisë dhe për krijimin e një zëri në buxhet për implementimin e tyre.

Aktiviteti kishte karakter gjithëpërfshirës  me përfaqësues nga instutcionet vendore, si Bashkia, në nivel Këshilli dhe Administrate, DAR Berat, përfaqësues nga shkollat e mesme, mësues, të rinj aktiv në shoqëri civile, përfaqësues të organizatave joqeveritare, të rinj aktiv në forumet rinore të partive politike dhe përfaqësues të medias.

Politika shumë herë njehsohet me partitë, duke vështirësuar afrimin e të rinjve në këto forume-u tha në këtë takimin. Ne jemi këtu për të nisur një lëvizje të madhe në 12 qarqet e vendit dhe për të krijuar plane lokale zhvillimi rinor-thanë pjesëmarrësit në takim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re