Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Joaquin Castro deklaroi se Izraeli në vend të lirimit të pengjeve i jep përparësi ndëshkimit masiv të palestinezëve.

Në seancën e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Castro bëri vlerësime lidhur me sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë.

Duke iu drejtuar Dana Stroul, Ndihmës Sekretares së Departamentit të Mbrojtjes përgjegjëse për Politikat e Lindjes së Mesme, Castro shtroi pyetjen “A e dini se sa bomba janë hedhur deri më sot në Gaza?”.

Stroul u përgjigj “jo”, ndërsa Castro theksoi se Izraeli ka hedhur mbi 20 mijë bomba në sulmet e tij kundër Gazës. Ai tërhoqi vëmendjen se deri më sot janë liruar vetëm 5 pengje.

“Mua më duket se (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu në vend të lirimit të pengjeve i jep përparësi ndëshkimit masiv”, tha Castro.

– “Goditën një ambulancë, goditën 2-3 herë kampet e refugjatëve. Si do ta shpjegojmë këtë?”

Zyrtari amerikan kritikoi sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës të ndërmarra nga Izraeli të cilin e kanë mbështetur prej një kohe të gjatë për të mbrojtur veten. “Goditën në mënyrë të drejtpërdrejt një ambulancë, goditën 2-3 herë kampet e refugjatëve. Si do ta shpjegojmë këtë?”, shtoi Castro.

Ai vuri në dukje se njerëzit teksa vlerësojnë zhvillimet, ata gjithashtu pyesin: “Pse Izraeli vendos në objektiv një ambulancë, pse ka vrarë 30 gazetarë dhe 4-5 mijë fëmijë”.

“Disa ditë më parë kam marrë disa lajme shqetësuese se në Gaza vazhdonte mungesa e ushqimeve dhe ujit”, tha Castro i cili rikujtoi prishjen e sistemit të ujit në Gaza dhe pyeti për gjendjen atje.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit përgjegjëse për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf në pyetjen e Castro-s tha: “Sistemi i ujit ka qenë pika e fokusit të përpjekjeve tona. Në fillim uji u ndërpre. Siguruam që izraelitët të hapnin sërish ujin”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re