Kongresmeni amerikan Lee Zeldin i ka dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një letër ku i kërkon llogari për shpalljen non grata të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Zeldin shkruan në letrën drejtuar Blinken se kërkesa e tij është vijim i i asaj të 27 gushtit 2021, ku ka kërkuar të dhëna të hollësishme mbi vendimin e marrë.

Kongresmeni republikane shton më tej se edhe pse kanë kaluar pesë muaj mbi kërkesën e tij nuk ka marrë ende asnjë informacion .

Ai i bën thirrje Blinkenit e stafit të tij që t’i japin rëndësinë e duhur çështjes e të përgjigjen menjëherë.

Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse është kaq i shqetësuar kongresmeni amerikan për fatin e Sali Berishës, sa i dërgon letra sekretarit Blinken herë pas here, kur vetë ky i fundit i tha herën e parë se nëse kërkon faktet për Berishën, duhet të shkojë në Departament të Shtetit për t’u njohur nga afër.

Ndoshta kongresmeni e ka larg Departamentin e Shtetit dhe nuk shkon dot, ndaj vazhdon me letra publike, të cilat më parë botohen në Shqipëri, se sa mbërrijnë në zyrën e blinken.

Letra e plotë

Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re