Subscribe

Duket se ndërkombëtarëve ju është sosur durimi me situatën në veri të Kosovës, e cila nuk po merr zgjidhje.

 

Këtë herë ka qenë kongresmenia amerikane Claudia Tenney, e cila i ka dërguar një letër kryeministrit Albin  Kurti. Ajo ka kërkuar zbatimin e menjëhershme të marrëveshjeve të Brukselit.

 

 “Jam shumë e shqetësuar me tensionet e përshkallëzuar në Veri të Kosovës. Sot i kam dërguar letër kryeministrit Kurti, për të kërkuar nga ai zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar më 2013 për të siguruar të drejta dhe siguri për serbët e Kosovës.”

 

Kongresmenia amerikane ka insistuar edhe në mbajtjen e  zgjedhjeve të reja.

 

 “Ju inkurajoj shumë ju dhe administratën tuaj të mbani zgjedhje të reja për kryetarë të të komunave me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale nga komunat me shumicë serbe dhe të krijoni asociacionin e tyre siç e dikton Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013. Siç e dini, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit për kryetarë komunash në veri të Kosovës, si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesës së progresit në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”.

 

Më tej, teksa përmend hyrjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore në ndërtesat komunale, Tenney shton  se prania e  madhe e policisë në veri shërben vetëm për t’i ndezur tensionet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re