Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka folur për gazetarët në Prishtinë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai u shpreh se Kosova është vendosur në këtë pozitë pa dëshirën e saj, duke iu referuar tensioneve në komunat në veri të vendit.

“Këtu nuk ka fajtorë. Këtu mundet me pasur vetëm përgjegjësi. Ne kemi vetëm përgjegjësi pozitive, jo me beprime drejtuar qytetarëve serbë. Institucione janë edhe ajo pjesë e vendit, edhe komunat që janë atje. I shpjegova Ramës që ne jemi vendosur në këtë pozitë pa dëshirën tonë.

Këtu Serbia me veprimet e veta na ka vendosur para dy opsioneve. Askush nuk i përjashtoi kryetarët e komunave. Ata dhanë dorëheqjen me urdhër të Beogradit. Ajo pjesë e territorit mbetet vakante. Çfarë duhet të bënte Kosova?”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se mbledhja mes qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë u anulua pa asnjë arsye madhore.

“Pa asnjë arsye madhore u anulua një mbledhje e aq shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, mbledhjen e dy qeverive. Nuk e përjashtoj takimin mes dy kryeministrave. Kafja mund të pihet edhe në orët e vona të mbrëmjes. Nuk e konfirmoj me këtë që them”, u shpreh Konjufca.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re