“Këto diskutime në Vjenë, megjithëse nuk takohemi drejtpërdrejt me iranianët, janë, siç thamë, një hap i mirëpritur. Eshtë një hap konstruktiv, është një hap potencialisht i dobishëm në përpjekjen për të përcaktuar se çfarë iranianët janë të gatshëm të bëjnë për t’u rikthyer në marrëveshje dhe, si rezultat, çfarë mund të duhet të bëjmë për të na kthyer në marrëveshje,” tha Zëdhënësi i Departamentit tw Shtetit Ned Price

Administrata e Biden nuk parashikon një ndryshim në politikën ndaj Iranit gjatë negociatave për rinovimin e Marrëveshjes Bërthamore të vitit 2015, e cila u ndërpre nga ish-Presidenti Trump, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Paski.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po kryejnë bisedime indirekte në Vienë këtë javë për një kthim në marrëveshje.

“Ne e kemi bërë të qartë se nuk po ndërmarrim ose parashikojmë ndonjë hap në këtë kohë. Ne do të lejojmë që negociatat të vazhdojnë”, tha Psaki.

Kryenegociatori i Iranit për programin bërthamor i tha televizionit shtetëror të martën se Irani dhe forcat ndërkombëtare do të vazhdojnë bisedimet për rikthimin e marrëveshjes.

“Bisedimet në Vjenë ishin konstruktive …, takimi ynë i ardhshëm do të jetë të premten,” tha Abbas Araqchi.

Ai shtoi se Teherani nuk do të ndalojë pasurimin e uraniumit në pastërtinë 20 për qind në këmbim të zhbllokimit të një miliard dollarësh të bllokuar në të në vendet e tjera për shkak të sanksioneve të SHBA kundër Iranit të rivendosura në 2016.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re