Mes emocionesh dhe surprizash u mbyll edhe mbrëmja e tetë e “Gjeniut të Madh”, në ekranin e Vizion Plus. Këngët e konkurrentëve emocionojnë herë pas here jurinë duke shkaktuar dhe diskutime mes tyre. Një ndër to ishte dhe përballja mes Ajet Tozharakut dhe Shkëlzen Bykut në natën e tetë të spektaklit. Shkëlzeni zgjodhi të vinte këtë javë me këngë të Françesk Radin.

 

Mjaftuan notat e para për të emocionuar këngëtaren Rozana Radi. Mes emocionesh të forta ajo tha se do të ngrihet gjithmonë në këmbë për artit e një artisti të madh, si Françesk Radi.

 

 

“Unë e kam të detyruar të ngrihem në këmbë për të gjithë atë që i ka dhënë Françesk Radi muzikës shqiptare. Të dyja këngët kishin probleme, por për atë që Franko i ka dhënë muzikës shqiptare une e kam të detyruar dhe e shijova pafund sepse mu duk në një farë mënyre sikur ishte Franko këtu”, tha këngëtarja.

 

Edhe në mbrëmjen e tetë të spektaklit, juria ndoqi të njëjtën formulë eliminimi. Secili prej anëtarëve zgjodhi konkurrentët, që do të vijojnë garën në javët në vijim.

 

Në sfidë mbetën Ajeti dhe Shkëlzeni. Përballje, e cila i ndau votat e jurisë në dy pjesë, duke mos eliminuar asnjë prej djemve, por duke i çuar në balotazh.

 

Ndaj automatikisht Shkëlzeni dhe Ajeti do të nisin natën e nëntë të spektaklit, ku njëri prej tyre do të duhet ta ndërpresë garën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re