Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar pas skenave të dhunës në Parlamentin shqiptar. Ai drejton gishtin nga opozita, duke thënë se “lëvizja haxhiqamiliste “Dum Baben” ka infektuar rende shume parlamentare te opozitës”.

Sipas Koçit, deputetët demokratë të “Rithemelimit” tentojnë të zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi.

“Sakrifica solidare e ca deputeteve për te zgjidhur me mjete dhune hallet personale te një kampioni te korrupsionit qeverisës komprometon rende betimin e tyre kushtetues”, shkruan Koçi.

Koçi thotë se drejtësia e re po hedh themelet e nje Republike te Re, ndërsa thekson se “Koha e pandeshkueshmerise prepotente ka marre fund”.

Reagimi i Petro Koçit

Lëvizja haxhiqamiliste “Dum Baben” ka infektuar rende shume parlamentare te opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti kundër SPAK ut. Duke tentuar te zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi ata ne fakt nuk po sulmojnë maxhorancen por vete shtetin, vete Republikën.

Grabitja e Klubit Partizani, falsifikimi i dokumenteve, përdorimi i pushtetit kryeministror për te legalizuar manovrat e përvetësimit te trojeve publike ne favor te familjareve janë përgjegjësi penale te cilave nuk mund tu shpëtosh me 14 shtatore te rinj.

Sakrifica solidare e ca deputeteve për te zgjidhur me mjete dhune hallet personale te një kampioni te korrupsionit qeverisës komprometon rende betimin e tyre kushtetues.

Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtësisë se vjetër e cila varej nga cikllopet e politikes se korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Kjo drejtësi e re mund te themi se  po hedh themelet e nje Republike te Re.

Koha e pandeshkueshmerise prepotente ka marre fund.

Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e te korruptuarve nuk mund ta rrezojnë kete Republike te Re.

Republika e Re do te fitoje!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re