Ka nisur përzgjedhja e 400 maturantëve që do të studiojnë në fakultetin e “Mjekësisë së Përgjithëshme” këtë vit. Në total, 1813 nxënës kanë aplikuar në këtë degë, ndërsa provimi i informatizuar do të përbëjë 30% tw rezultatit pËrfundimtar.

 

“Mora 80 pikë, kishte më shumë pyetje fizike, shumë i vështirë nuk ishte.”

“Mora 40 pikë, brenda fondit të pyetjeve që kemi bërë ishin.”

 

Konkursi i digjitalizuar kryhet për herë të parë për aplikantët e “Mjekësisë së Përgjithëshme” në lëndët biologji, kimi dhe fizikë. Shumë prej tyre u shprehën të pakënaqur me raportin e pyetjeve të testimit.

 

“Ndryshe nga sa na ishte thënë, nuk kishte numër të barabartë pyetjesh nga të tre lëndët, mua përshembull më ranë më shumë nga fizika.”

“Thuajsë të gjitha pyetjet ishin nga lënda e fizikës, vetëm tre pyetje kasha nga biologjia.”

 

Çdo ditë do të vijojë testimi online në grupe deri më datë 23 Gusht, pranë qëndrës së shërbimeve arsimore.

Sipas ligjit për studentët e mjekësisë i cili ende nuk është dekretuar nga presidenti i vendit, mjekët e ardhshëm do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re