Skip to content

Konkursi i Mjekësisë edhe për Diasporën, të hënën nis testi! 30 kuota, por në garë vetëm 23 kandidatë

Hyrjes në garë dhe zhvillimit të një konkursi për të fituar të drejtën e studimit në degën Mjekësi e Përgjithshme nuk do t’i shpëtojnë as maturantët e diasporës të cilin synojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë ë Tiranë.

Universiteti do të pranojë  30 studentë në total nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), por në konkurs marrin pjesë 23 kandidatë ndonëse kuotat për diasporën janë më shumëse numri I kandidatëve konkurrues.  Testi I  digjitalizuar  përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.
Burimi: Shqiptarja.com