Konsensusin e opozitës me mazhorncën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, deputeti i PD-së Tritan Shehu, e cilëson arritje të vogël.

Në një lidhje direkte me studion e emisionit ‘Open’ në News 24, Shehu tha se  kauza kryesore e opozitës është çështja e arrestimit të Sali Berishës.

“Është një hap i vogël përpara në suazën parlamentare. Por, që nuk është determinues, nuk është thelbësor dhe nuk është ai që i duhet rënë tambureve të suksesit. Këto muajt e fundit kanë ndodhur zhvillime të tjera, të një revanshi të egër të regjimit ndaj Partisë Demokratike, të pa imagjinueshme. Lideri i Partisë Demokratike është burgosur në mënyrë politike. Midis këtyre ngjarjeve kush prevalon, kjo apo çështja e dy komisioneve.

Nuk është marrëveshje. Është thjesht një tymnajë. Duhet të vendosim flamurin; lironi kryetarin e Partisë Demokratike. Nuk mund të merresh me gjëra dytësore kur deviza kryesore është kjo. Është akti më dëmtues për Partinë Demokratike. Pa dyshim që ka disa kauza në Partinë Demokratike dhe kauza që prevalon është ajo e Sali Berishës. Të mos ngatërrojmë gjëra që pa dyshim kanë ndikim por nuk janë determinuese”, tha Shehu.

Ndërsa ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi i cili ndodhej në studion e ‘Open’, sqaroi se në total janë kërkuar 8 komisionehetimore që viti 2021, por si fillim palët janë dakordësuar për ngritjen e vetëm dy prej tyre.

 “Janë kërkuar 8 komisione nga viti 2021 deri në seancën e 12 tetorit 2023. Në seancën e fundit në mënyrë të çuditshme pa qenë pjesë e rendit të ditës Rama me të tijtë votuan heqjen e komisionit për kontratat koncesionare në Shëndetësi dhe atë për vjedhjen e të dhënave të TIMS. Nga ajo ditë për shkak të asaj vendimmarrje ka pasur këtë reagim nga opozita. Ne sot që flasim, në parim është rënë dakord për të pasur dy komisione hetimore si fillim, ato që u rrëzuan në atë seancë dhe të ngrihet nën komisioni i veçantë për reformat”, tha ai.

Analisti Agim Baçi tha se nëse qëllimi është për të rrëzuar Lulzim Bashën, kjo marrëveshje ia arriti.

Pjesë nga diskutimet:

Baçi: Në qoftë se qëllimi ka qenë që më në fund grupi i deputetëve të Berishës të jetë interlekutor me Ramën, Berisha ia arriti qëllimin. Nëse hyri në mision për të rrëzuar Bashën, ia arriti qëllimit 100%.

Bumçi: Rama është detyruar se nuk e ka dashur. Nuk ka lidhje Basha. Nxori sot vendimin e Gjykatës së Lartë për 21 Janarin. Ai 20 shkurti nuk kthehet mbrapsht. Shqiptarët kur lideri i opozitës ishte i arrestuar.

Baçi: Ajo që ka bërë Berisha për mua, ia arriti nga një pikë i mohuar totalisht sot është interlekutor. Nëse ka thënë nuk ulemi me Ramën, që për mua është gabim sepse Kuvendi është bërë të bërë marrëveshje. Nëse e marrim kështu, i bie që Berisha ka burgosur Fatos Nanon dhe ka dashur të shkatërrojë opozitën. Kur ti nis një revolucion, revolucioni është i qartë. Duhet të ishte kusht që unë nuk ulem për komisionet nëse nuk kthehet ligji tjetër. Ne e pamë komisionin e inceneratorit kur institucionet nuk jepnin të dhëna. Imagjino ta ketë edhe kryetarin e komisionit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re