Konsipracionisti Alfred Cako i ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” foli në lidhje me celularët e tipeve të fundit, të cilët sipas tij janë tepër të rrezikshëm.

Cako tha se këto aparate nëpërmjet valëve 5 G mund të shkaktojnë komplikacione të ndryshme tek njerëzit.

“Unë ju këshilloj njerëzve të kenë kujdes nga celularët, sidomos këto të tipit të fundit.

Sepse nëpërmjet satelitëve vijnë valë me frekuenca të larta 5 G dhe duke e përdorur për një kohë të gjatë, e duke pasur imunitet të ulët mund të shkaktosh trombozë të enëve të gjakut.

Dhe mund të shkosh në pak ditë në vdekje të menjëhershme”, tha Cako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re