Komentatori dhe menaxheri i njohur sportiv, Konstandin Grillo po kalon momente të vështira. Prej ditësh, ai ishte prekur nga Covid-19 duke pasur të nevojshëm edhe shtrimin në spital. Mirëpo, për fat të keq, gjendja e tij është rënduar dhe për këtë arsye u rekomandua dërgimi në Turqi, aty ku eksperienca e mjekëve në betejen kundër Covid-19 ka pasur me shumë rezultat.

 

Për këtë arsye, pasditen e kësaj të enjteje, Konstandin Grillo, është nisur për në Turqi duke marrë në konsiderate faktin që Covid-19 i kishte prekur më shumë se gjysmën e mushkërive. I gjithë komuniteti sportiv është solidarizuar me kolegun e tyre Konstandin Grillo, duke i dhënë kurajo, e duke shpresuar se shumë shpejt ai të kthehet në Shqipëri shëndoshë e mirë!

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re