Nga Blendi Gashi

Është provuar tashmë që zv.ministrat në Kosovë janë numëror partish, pa asnjë funksion vecc atij të rrogëtarit.

Një projekt i realizuar nga organizata gjermane GIZ tregon se puna e zv.ministrave është e pakordinuar.

Mark Barret, udhëheqës i projektit në kuadër të BE-së, nga GIZ-i, ka thënë të mërkurën se në bazë të të gjeturave të tyre, zv.ministrat e arsimit nuk i kanë bashkërenduar aktivitetet me politikën e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, por kanë vepruar në baza partiake.

“Ministria ka staf të limituar, kemi shikuar drejtimin politik dhe duke përfshirë rolin e zv.ministrave se si nuk i kanë bashkërenduar aktivitetet me politikën e MASHT-it. Kemi shikuar organizimin e brendshëm se si është shpërndarja e burimeve, ka njësi të vogla me 1 ose 2 të punësuar. Ka p.sh menaxher pa asnjë të punësuar, një çështje tjetër  ka të bëjë me koordinimin politikave të legjislacionit dhe si realizohet kjo.  Kemi sjell rekomandime edhe për qasjen ndaj prioriteteve edhe veç ka filluar kjo për të krijuar një task-forcë për të dizajnuar prioritetet kyç”, ka deklaruar Barret, me rastin e prezantimit të gjetjeve të “Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Shqetësimin për numrin e madh të zv.ministrave e shprehu edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila tha se me paratë që paguhen ata mund të bëheshin reformat ë mëdha.

 “Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, nuk dua të bëjë krahasime, por kuptoni çfarë po dua të them, kur ne shpenzojmë buxhetin 75 milionë do dëshirojmë të shohim se këto para të përdorën për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Bëjë thirrje ta riorganizojmë administratën publike, që mos të bëjmë shpenzime për zëvendësministra”, tha ajo.

“Te sheshi” raportoi muaj më parë për garën mes zv.ministrave…

Se ka një garë mes partive pikërisht me emërimin e zv.ministrave muaj më parë (18 tetor 2017) raportoi edhe portali ynë tesheshi.com ku mori si shembull Ministrinë e Bujqësisë, që janë emërur dy zv.ministra nga komuna e Malishevës, Isni Kilaj nga PDK dhe Vesel Krasniqi nga NISMA, dikur miq në bashkëqeverisjen komunale por tani “armiq”. Këta dy malishevas nuk janë emëruar në këtë ministri për të mbikëqyrur punën e ministrit nga komuniteti serb, Nenad Rikalo, por për të “ngacmuar” dhe monitoruar njëri-tjetrin, pasi Kilaj shihet si një “armik” i madh i Fatmir Limajt. (gjej linkun: http:/pdk-e-nisma-barutin-e-malisheves-e-bartin-edhe-ne-qeverine-haradinaj-ja-si-kadri-veseli-po-e-lufton-fatmir-limajn/)

Por edhe vet zv.ministrat tjerë duket se nuk po gjejnë rehati në ministritë e përkatëse.

Njëri ndër ta është edhe ai në ministrin e Jashtme, Gjergj Dedaj. Ai është ankuar kohë më parë me kushte të papërshtatshme në punë, duke thënë se nuk një zyre të tij, e madje është ankuar edhe për injorimin nga shefi i tij në ministri, Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se Haradinaj ende nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për matjen e performances së zv.ministrave.

10 prilli ka qenë koha kur zv.ministrat është dashur të dërgojnë raportet e tyre për 100 ditëshin e dytë të punës, por jo të gjithë e kanë bërë një gjë të tillë deri në datën e caktuar, ndërsa raportimi i paralajmëruar për 20 prill nuk është mbajtur ende.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re