Skip to content

“Konstatova një trup që kishte dorën jashtë”, dëshmitari rrëfen si zbuloi trupat e vëllezërve të pajetë: Njërin e kishin mbuluar me dhé në kanal, tjetrin e gjeti…

Dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi janë vëllezërit që u gjetën të vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Maliq. Geri Shuli është personi që i ka gjetur pranë një kanali në zonën e tij, ndërsa nëna e tyre kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen e djemve që para tre ditëve.

Në një reagim për mediat, u shpreh se fillimisht konstatoi vetëm një trup të pajetë pasi e kishin hedhur në një kanal, e kishin mbuluar me dhe. Më pas ekspertiza arriti të zbulonte trupin tjetër të pajetë, por Shuli shprehet se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

“Unë jam punonjës i Ujësjellës i fshatit dhe kam një stacion pompe në vendin e quajtur “Liri” dhe këtë itinerar rruge e bëj çdo ditë. Sot duke shkuar nga kjo rrugë, konstatova në një kanal që ishte një trup për momentin. Kishte vetëm njërën dorë jashtë. Kur pashë që ishte trup njeriu, njoftova menjëherë policinë dhe për pak minuta erdhën.

Kur ekspertiza po bënte punën e saj, panë që ishin dy trupa. Ishin dy meshkuj. Mesa dëgjova, policia tha se janë nga qyteti i Pogradecit. Kur filluan të bënin ekspertizën, na larguan. Thanë që kishin plagë në trup me armë zjarri. E bëj çdo ditë këtë rrugë por këto ditë që binte shi, i kam rënë nga asfalti.

Sot që ishte kohë e mirë thash ti bie në këmbë. Ishte kanali i mbuluar me dhé dhe nuk ka shumë ditë që është pastruar, kur pashë aty një dorë të nxjerrë përjashtë. Nuk kemi dëgjuar të shtëna”, tha Shuli.

Emrat e vëllezërve nuk janë të panjohur për policisë, pasi në vitin 2012 akuzohet se i kanë vendosur tritol një lokalit të Gjergji Lekës, ish-futbollist. Vetë futbollisti Leka deklaroi se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia e Pogradecit arrestoi vëllezërit Olldashi të dyshuar si autorët kryesorë të ngjarjes, por i liroi ata pas tre ditësh për mungesë provash.

Ndërkohë që pak vite më vonë, në vitin 2017 janë arrestuar edhe për vjedhje të sendeve me vlerë në disa banesa.

(A.M/Faxweb.al)



/faxweb