Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi ka reaguar pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të  dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për median ajo u shpreh se do të vijojë të jetë kryetare e bashkisë deri në një moment të dytë ku sipas saj do të ketë zgjedhje të vërteta

“Jam e emocionuar që Shkodra i ka dhënë shembullin më të mirë…, votimet e 30 qershorit një farsë për të gjithë do të zhbëhen e thotë populli dhe sot në këtë mbledhje farsë, celule kriminale farsë po të duam , askush nuk mundet të dal mbi vullnetin e njerzve. Nuk lejmë askënd që të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë.

 E kanë njerzit në dorë, shkodranët e demostrojnë dhe i falenderoj. Shkodra meriton shumë. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin, do të kem detyrën dhe përgjegjësin të jem kryebashkiake deri në momentin për të gjithë ne ku ne do të sigurojmë zgjedhje të vërteta të rregullta të zgjedhin të lirë. Edhe për keshillin bashkiak për të gjithë vendin. 

Ne nuk e lejojmë. Përpjekja jonë vazhdon e kjo e sotmja është demostrim i të vërtetës. E vërtetë e dhimbshme, betejë që do të vazhdojë. Ne kemi popullin. Vetëm qytetarët qeverisën vendin. dua të vazhdoj bashkë” ka thënë Voltana Ademi. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re