Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas konstituimit të Këshillit të ri bashkiak.

Në një shënim në “Facebook”, PD Shkodër thotë se qytetarët nuk do të lejojnë veten, që të përkulen përpara kryeministrit Edi Rama.

“Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së.

Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë. Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë!”– thuhet në njoftimin e PD Shkodër. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re