LEZHË- Këtë të hënë është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak në Bashkinë Lezhë. Në krye të këshillit u rizgjodh kryetari aktual Ndue Luli, i cili mori 39 vota pro dhe 2 abstenim. Ai mori edhe votat e opozitës.

Gazetari i Abc News, Gjergj Figuri, tha se aktualisht po kryhen të gjithë procedurat dhe më pas pritet edhe betimi i Pjerin Ndreut, për një mandat të dytë në krye të Bashkisë.

Në zgjedhjet e 14 majit, Ndreu e sfidoi Pashk Gjonin nga koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ai fitoi me rreth 2 mijë vota diferencë kundrejt rivalit, duke u rikonfimuar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Lezhës./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re