Skip to content

Konstituohet Këshilli i Qarkut Berat, kryetar i ri zgjidhet Donald Molishti

berat 3 2

U konstituua sot Këshilli i qarkut Berat ku të pranishëm ishin ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo dhe deputeti Fadil Nasufi.

Ky këshill nëpërmjet procesit të votimit të fshehtë zgjodhi kryetarin e ri të Këshillit të Qarkut, Donald Molishti, i cili mori me unanimitet të plotë 17 vota pro. Gjatë këtij votimi u zgjodh dhe zv.kryetari, Tauland Mustafaraj.

“Procesi model dhe fryma bashkëpunuese e zgjedhjes së kryetarit dhe zv.kryetarit të ri të Qarkut shënon edhe nisjen e impulseve të reja në hapësirën zhvillimore të projekteve transformuese për Beratin”, tha ministri Klosi.

“Besimplotë që Donaldi do të ushtrojë me përgjegjshmëri detyrën e kryetarit të qarkut”, u shpreh Demo.

69793050 2632159240174804 2574067629564100608 n

69954375 2632159303508131 5906742202905657344 n

70001422 2632159476841447 2834988207056093184 n

berat 15

berat 5 1

berat 4 2

berat 3 2

berat 2 3

berat 1 3