Skip to content

Konstituohet Këshilli i ri në Durrës, betohet kryebashkiakja e re

Kryebashkiakja e re e Durrësit Valbona Sako, është betuar sot duke zëvendësuar kështu Vangjush Dakon.

Po sot është konstituuar edhe Këshilli i ri Bashkiak, ku përfaqësuesit u zgjodhën pas zgjedhjeve të mbajtura në 30 qershor.

Në ceremoninë e mbajtur në Bashkinë e Durrësit ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.