Skip to content

Konstituohet parlamenti i ri maqedonoverior, seanca nisi nga matja e temperaturës

U konsitutua parlamenti i ri i Maqedonisë Veriore pas zgjedhjeve të dy javëve më parë, ndërkohë që negociatat për formimin e një koalicioni qeveritar pritet të jenë të vështira, raportojnë agjencitë.

Kuvendi u konstituua në ditën e fundit të afatit ligjor, por kryetari i ri nuk u zgjodh, pasi shumica qeverisëse nuk është formuar ende. Deri në përbërjen e saj, ajo do të kryesohet nga aktuali, shqiptari Talat Xhaferi.

Partia fituese, LSDM-ja, njoftoi se negociatat për formimin e një qeverie të re të koalicionit do të fillonin të martën.

Për shkak të masave speciale të paraqitura kundër COVID-19, seanca konstitutive e Parlamentit të 10-të të Maqedonisë Veriore u mbajt në sallën e madhe ceremoniale “nën kube”, në vend se në sallën plenare.

Të gjithë ata që hynë aty iu nënshtruan matjes së  temperaturës, ndërsa numri i mediave që mund të ndiqnin seancën ishte i kufizuar.

Pas konstituimit të parlamentit, presidenti Stevo Pendarovski është i detyruar të japë një mandat brenda dhjetë ditëve për të formuar një qeveri për kandidatin e partisë që siguron shumicën, dhe ai kandidat ka 20 ditë për të paraqitur një propozim dhe përbërjen e kabinetit të tij.