Konsullata e Barit ka bere nje njoftim per shqiptaret qe do te aplikojne per rinovimin e pasaportes:

Të nderuar qytetarë!

Ju informojmë se:➡️Duke filluar nga janari 2021, siç edhe jeni tashmë në dijeni, takimi për rinovimin e Pasaportës dhe Kartës ID caktohet nga vete aplikanti,👨‍💻duke përzgjedhur vete datën dhe orën e takimit në Konsullatë pasi të keni aplikuar në platformën www.e-albania.al –https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…✅Takimet caktohen edhe brënda ditës në varësi të kohës dhe mundësisë suaj.✅Njoftimi për prodhimin dhe mbërritjen e Pasaportave dhe Kartave ID publikohet në faqen e Facebook-ut, sipas datës që jeni paraqitur në Konsullatë.✅Shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave ID bëhet:

Duke dërguar kuponin tuaj me poste ose korrier, në një zarf të parapaguar, në adresën e Konsullatës, :✉️Via Pasqualle Villari 50, 70122 Bari, ose,Me paraqitjen tuaj në Konsullatë për tërheqjen e tyre, çdo ditë gjatë orarit zyrtar.⏱➡️Për veprime të tjera konsullore si Leje Kalimi, Prokura apo Vërtetime të ndryshme nuk është e nevojshme të caktoni takim, por mjafton të keni bërë aplikimin online për shërbimin që dëshironi, pagesën përkatëse në Bankë dhe dokumentacionin e nevojshëm.






Previous articleKa 43 vite në Alaskë, biznesmeni shqiptar zbulon çfarë i mungon nga Shqipëria

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko