Skip to content

Konsulli shpëtoi Alvin Berishën nga ferri i kampit të ISIS, qeveria merr vendimin e papritur

Marc I. Ghorayeb është Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, shtet në Lindjen e Mesme. Emri i tij u bë një njohur në operacionin që ndërmori Tirana zyrtare së bashku me qeverinë italiane dhe Kryqin e Kuq të Italisë për shpëtimin e Alvin Berishës, vogëlushi që mbahej peng në kampet e ISIS.
Ghorayeb është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit “BB Bitumen”, ndërkohë Konsull i Shqipërisë ka që prej 2009-s dhe duket se ndërhyrja e tij ka ndikuar që qeveria shqiptare të hapë zyrtarisht Konsullatën e saj në Shqipëri.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është miratuar hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, Republika e Libanit.
“Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vitin e kaluar për shërbimin e kryer në këtë operacion i ka akorduar medaljen “Mirënjohje publike”, Marc I. Ghorayeb, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Liban, me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta për sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të shtetasit shqiptar, Alvin Berisha”.
Ghorayeb është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit “BB Bitumen”, ndërkohë Konsull i Shqipërisë ka që prej 2009-s.
Përveç forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Liban, pjesë e aktivitetit diplomatik të Ghorayeb janë edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Libanit. Marc I. Ghorayeb ishte personi që negocioi lirimin e Alvinit nga kampi, një operacion shpëtimi i drejtuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.
“Nuk jam tripolitan apo libanez, por jam qytetar i botës”, shkruan Marc I. Ghorayeb në profilin e tij zyrtar.