Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit socialist, Niko Peleshi kanë përfunduar konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare te vitit 2025.

Blendi Klosi në një deklaratë për mediat pas daljes nga Presidenca, u shpreh se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Pas përfundimit të takimit mes dy përfaqësuesve të PS-së me Bajram Begajn, në Presidencë mbërriti kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re