Studim – Personat e rritur të cilët konsumojnë më shumë se dy domate në ditë kishin një ritëm më të ngadaltë të rënies së funksionit natyror të mushkërive, ndërsa ish-duhanpirësit duket se përfitonin më së shumti, bëjnë me dije shkencëtarët të cilët kanë kryer një hulumtim në lidhje me konsumimin e domates.
Përfitime të ngjashme, thonë shkencëtarët, u vunë re edhe për njerëzit që kosnumonin më shumë se tre pjesë të frutave të freskëta një ditë, sidomos mollë.
“Ky studim tregon se dieta mund të ndihmojë në dëmtimin e mushkërive te njerëzit që kanë ndaluar pirjen e duhanit”, tha në një deklaratë bashkëautori Vanessa Garcia-Larsen nga Shkolla e Shëndetit Publik të Bloombergut të Johns Hopkins në Baltimore. “Një dietë e pasur me fruta mund të ngadalësojë procesin e plakjes natyrore të mushkërive edhe nëse kurrë nuk keni pirë duhan”.
Në studimin e publikuar në “Respiratory Journal”, hulumtuesit analizuan të dhënat nga 680 njerëz në Gjermani, Angli dhe Norvegji të cilët u regjistruan për një studim shëndetësor në vitin 2002.
Pjesëmarrësit iu përgjigjën një pyetësori dhe iu nënshtruan dy llojeve të testeve të funksioneve të mushkërive në fillim, pastaj përsëri u realizua ky pyetësor 10 vjet më vonë.
Një test mat se sa ajër mund të dëbojë një person në një sekondë, tjetri sa mund të thithin brenda gjashtë sekondave. Faktorë të tjerë, siç janë mosha e pjesëmarrësve, lartësia, pesha, gjinia, të ardhurat dhe niveli i aktivitetit fizik, janë marrë parasysh gjatë analizimit të ndonjë lidhjeje mes dietës dhe shëndetit të mushkërive, tha ekipi.
Ata zbuluan se shkalla e rënies së mushkërive, e cila ndodh normalisht tek njerëzit rreth moshës 30 vjeçare, ishte më e ngadalshme në ata që hanin domate dhe fruta të tjera.
Ndër ish-duhanpirësit, lidhja ishte “edhe më e habitshme”, duke nënkuptuar se dieta e tyre po ndihmonte për të riparuar dëmet e bëra nga duhani, tha ekipi.
Efekti u vu re vetëm me fruta dhe perime të freskëta, të pa përpunuara. “Gjetjet mbështesin nevojën për rekomandime dietike, veçanërisht për njerëzit në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të frymëmarrjes”, tha Garcia-Larsen. Këto përfshijnë sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (COPD), të shkaktuar kryesisht nga pirja e duhanit. /F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re