A e dinit se arrat kanë të paktën 2 herë më shumë antioksidant se çdo frut tjetër  i thatë?
Por, fatkeqësisht njerëzit nuk i konsumojnë ato çdo ditë për të marrë përfitimet nga ky superfrut.
Sipas një studimi të kryer nga “Universiteti i Pensilvanisë” antioksidantët që gjenden me shumicë te arrat, e ndihmojnë organizmin të luftojë radikalet e lirë, të cilët dëmtojnë qelizat duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.
Arrat gjithashtu janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe proteina, por shkencëtarët thonë se njerëzit nuk i konsumojnë ato në sasinë e duhur për të marrë përfitimet nga to.
Studime të mëparshme kanë treguar se konsumimi i arrave mund të reduktojë në mënyrë efikase plakjen dhe në të njëjtën kohë ndihmon zemrën dhe lufton disa lloje kanceri. Sipas studimit konsumimi i 7 arrave në ditë është i mjaftueshëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës.Për këtë arsye ato janë në listën e 3 ushqimeve më të mira që mbështesin shëndetin e zemrës.
Arrat gjithashtu janë të pasura me fibra dhe minerale. Ato gjithashtu kanë dhe një përqindje të lartë yndyre të shëndetshme rreth 55-65 për qind. Ndaj nuk është surprizues fakti që studimi ka treguar se konsumi i rregullt i tyre mund të reduktojë rrezikun nga diabeti i tipit 2.
Shumë njerëz e shmangin konsumimin e arrave pasi mendojnë se ato ndikojnë në shtimin e peshës për shkak të nivelit të lartë të yndyrnës që ato kanë. Por, në fakt yndyra që gjendet tek arrat është e shëndetshme dhe nuk i bllokon enët e gjakut. Madje ndryshe nga çfarë besojnë njerëzit, konsumimi i arrave mund të bëjë që ju të humbni peshë pasi ato shkaktojnë një ndjesi ngopjeje për një kohë të gjatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re