Një 70-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi sipas policisë, ka konsumuar në banesën e tij fotoksinë.

70-vjeçari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

“Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes”, thotë policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re