Një ngjarje trishtuese ka ndodhur në fshatin Sul të Devollit, atje ku një 2 vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht. Autoritetet konfirmuan se dy vjeçari ka konsumuar pa dashje alkool (raki) në vend të ujit, nga një shishe që familjarët kishin lënë në banesë.
2 vjeçari ka marrë një shishe gjysëm litërshe duke menduar se është ujë dhe ka nisur ta konsumojë. Nga të dhënat paraprake, alkooli mund t’i ketë bllokuar frymëmarrjen vogëlushit, i cili u dërgua në spital pa shenja jete.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.



