Konsumoni arra..eshte koha e tyre dhe mund te perftoni vlera maksimale ..Ky frut i mrekullueshëm është një burim i shkëlqyer i acideve lyrore, omega -3, një lloj lipidi me efekte mbrojtëse për organizmin, që trupi ynë nuk e prodhon dot.

Përqëndrimi i acideve lyrore, omega -3, të arrat ofron një sërë të mirash për shëndetin, duke filluar nga mbrojtja e sistemit kardiovaskular, nga efektet anti –inflamatore në ratet e astmës, në artritin reumatik, si dhe në infeksionet e lëkurës si, ekzema dhe psoriasis. Gjithashtu, arrat përmbajnë një substancë antioksidante të quajtur ‘ellagic acid’, e cila forcon imunitetin dhe shfaq veti antikanceroze.

Arrat bëjnë mirë për sistemin e qarkullimit të gjakut
Duke shtuar arrat ne dietën tuaj, ndërmerrni një masë mbrojtëse për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Arrat janë të pasura në acide lyrore të pangopura dhe si të tilla ulin kolesterolin në gjak dhe parandalojnë komplikacionet që pasojnë nivelet e larta të kolesterolit. Përveç kësaj, arrat ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut brenda arterieve, duke parandaluar kështu edhe ataket që shkaktohen nga koagulat e gjakut.

Efekti antioksidant i arrave mbron zemrën
Në një studim “Women’s Health Study”, në Iowa të Amerikës, është parë se përqindja e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pati një ulje prej 11 -19%, si pasojë e konsumit të arrave 1-4 herë në javë, përkatësisht.

Akoma me ipresionante janë rezultat që u botuan në revistën britanike të ushqimit, ku disa studime, treguan një ulje rreth 37% të rrezikut të sëmundjeve koronare nga konsumi 4 herë në javë i arrave. Ky efekt shihet edhe nga konsumi i frutave të tjera të thata, siç janë bajamet, stikat apo gjalpi i tyre.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re