Efekti i alkoolit në trup mund të konsiderohet një çështje e diskutueshme. Ndërsa është e qartë se pirja e një koktejli çdo ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës dhe ciklin e gjumit. Me ardhjen e tetorit, mund të jetë koha për të reflektuar për çdo gotë pije alkolike.

 “Njerëzit gjithmonë duan të dinë, çfarë i bën alkooli mikrobiomës sime të zorrëve?”, thotë gastroenterologu dhe autori i librit të gatimit Will Bulsiewicz, në një video të fundit në Instagram. “Epo, është shumë e qartë se konsumimi i rëndë i alkoolit është i dëmshëm për zorrën tonë”.

Bulsiewicz shpjegon se si konsumimi i alkolit vetëm gjatë një nate mund të ndikojë në zorrë, si dhe mënyra të përshtatshme për të përfshirë alkoolin në një model të shëndetshëm të ushqyerjes.

Sipas një studimi, rezultati i të cilit ishte se, brenda 30 minutave nga pirja e alkoolit, vihej re se nivelet e endotoksinës bakteriale (toksinë që mund të shkaktojë inflamacion) fillojnë të rriten.

Alkooli që shkakton inflamacion në trup nuk është një lajm tronditës, por ajo që është befasuese është ndikimi i tij i drejtpërdrejtë në zorrë. Një studim i vitit 2021 i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare, gjithashtu mbështet studimet e mëparshme mbi alkolin. Ky studim tregon se konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ndryshojë përbërjen tuaj të mikrobiomës, e cila lidhet me problemet e tretjes, si lëvizjet e parregullta të zorrëve dhe diarreja.

Burimi: EatingWell.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re