Skip to content

Kontakt me pacienten me koronavirus, 23 persona staf mjeksor në Kosovë në vetëizolim

23 persona staf mjeksorë në Kosovë janë futur në vetëizolim pasi një pacientë që ndodhej e shtruar në Klinikën Infektive ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se, ditën e dielë një paciente që po merrte mjekim intensiv në QKUK ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Mjekët dhe infermierët që kanë pasur kontakt me pacientën e konfirmuar pozitive me koronavirus, po qëndrojnë në vetëizolim deri në daljen e përgjigjes së tamponit.

“Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në SARS-COV-2. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.Të njëjtëve, do t’u bëhen testet gjatë javës për SARS-COV-2, derisa pacientja, të dielën është shtruar për Mjekim në Klinikën Infektive.

Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv, vazhdon , pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët” thuhet në njoftimin e Ministrisë./abcneës.al