Skip to content

Kontakt me të infektuar, konfirmohen gjashtë raste të reja me Covid në Fier

Urgjenca e re e Infektivit

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Fier, duke e çuar në 76 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se nga 6 të infektuarit 2 janë pjesëtarë të vatrës së re të konfirmuar një ditë më parë në Kuman të Rroskovecit dhe 4 janë anëtarët e një familje në Mbrostar Ferko.

Ndërkohë këtë të mërkurë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 108 raste të reja duke e çuar në 5105 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 150 kanë humbur jetën.