Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot gjashtë raste të reja me koronavirus në qarkun e Shkodrës.

Abc News raporton se rastet e reja i përkasin katër Shkodrës dhe dy Malësisë së Madhe.

Mësohet se personat që kanë dalë pozitivë gjatë 24 orëve të fundit janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Po ashtu në Durrës u konfirmuan sot tre raste. Rastet e reja janë kontakte të personave që kanë dalë pozitivë më herët dhe nuk kemi të bëjmë me vatra të reja infeksioni.

Ditën e sotme është shënuar bilanci më tragjik që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë ndërruar jetë te spitali Infektiv, ndërsa janë konfirmuar 93 raste të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re