Bahri M. Gashi

Kosova edhe pse ka shënuar progres të kaluar në sektorin e sigurisë, me theks të veqant në atë të mbrojtjes, specifikisht me aktin e themelimit të Ushtrisë, u ofrua krijimi i ndjenjes së sigurisë, megjithatë ende e ka të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial në të drejtën e ruajtjes së tërësisë dhe sigurisë shtetërore, rendit juridik, lëvizjen e lirë, sidomos të saj në pjesën veriore të Kosovës, duke u sfiduar nga veprime të vazhdueshme dhe ndërhyrjet e shtetit serb. Politikat shtetërore të sigurisë duhet me urgjencë ndërrmarjen e disa veprimeve në krijimin dhe rritjen e këtyre kapaciteteve institucionale drejt hapave si në vijim:

Fushat sektoriale ku duhet avansuar sundimi i ligjit në Kosovë:

Verifikimi i Sigurisë – Vettingu, përmes institucionit të pavarur ligjor, duke menjanuar rastet selektive me preferenca politike; Dhënja e kompetencave shtesë të hetimeve institucioneve përkatëse dhe funksionimi më demokratik i institucioneve të sundimit të ligjit, duke u bazuar në krijimin e vetëdijes shtetërore; Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit me theks në rendin publik dhe sigurinë nacionale; Avancimi i mëtejmë në kompetenca shtesë strukturore, hapsinore dhe teknologjike për AKI-në; Menaxhimi më i duhur i kufijëve shtetëror në lidhje me parandalimin e krimit të organizuar, duke përfshirë migracionin e parregullt dhe trafikimin e qenieve njerëzore; Bashkëpunimi ndërsektorial për zbatimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës; Sistemi gjyqësor: (Bashkëpunimi i sistemit gjyqësor në çështjet penale duke u fokusuar në rastet e krimit të organizuar dhe trajtimi i lëndëve specifike); dhe Luftimi i pastrimit të parave; Planifikimi kohorë i lëndëve të stërngarkuara, penale dhe civile; Sekuestrimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme; Vazhdimi i aktiviteteve në parandalimin kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe të gjitha bindjeve – fenomeneve negative që shpien në Terrorizëm;

Fushat ku duhet rritë objektivat për sundim dhe zbatim të ligjit në Kosovë:

Vlerësimi dhe Analizmimi i tërësishëm i sektorit të gjyqësorit, përmes hartimit dhe praktikimit të raportimit të “rregulltë perodik” të raporteve statistikore mbi arritshmërinë, ngecjet dhe sfidat në sektorin gjygjësor, në përmbushjen e kërkesave të BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Monitorimi i vazhdueshëm dhe koordinimi ndërinstitucional për sundimin e ligjit”, lidhur me përmbushjen e kritereve për MSA dhe rrugën e mbetur drejt BE-së; Rritja e përgjegjësisë sektoriale, për llogaridhënien në përmbushjen e kritetreve të BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Vazhdimi i luftimit të ekstremismit dhe radikalizmit që shpie në Terrorizëm, duke vazhduar me aktivitetete sensibilizuese në parandalim kundër këtij fenomeni kriminal. Rritja e kapaciteteve në burime njerëzore për të pëmbushur kërkesat e BE-së në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Rritja e kapaciteteve të sektorëve të qeverisë së Kosovës në përmbushjen e angazhimeve të tyre përmes pjesëmarrjes në grupet për hartimin e politikave dhe ligjeve në përputhje me acquis të BE-së; Roli dhe fuqizimi i shoqërisë civile , si parter i qeverisë së Kosovës për të mbështetur akterët vendor dhe ndërkombëtar në rritjen e performancës politike dhe institucionale të përgjegjësisë në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës për plotësiminin e kritereve themelore në rrugën e patjetërsueshme drejt BE-së;

Sovraniteti, ruajtja nga pandashmëria e hapsirës territoriale:

Cenimi i territorit të Republikës se Kosovës nga ndikimi i politikave të Serbisë përmes të shumtave organizata ekstreme serbe që operojnë në pjesën veriore të Kosovës, e me shtrirje të mëtejme në enklava, vazhdojnë të sfidojnë në masë qëndrueshmërinë dhe lojalitetit ndaj institucioneve të Kosovës. Idetë që cenojnë sovranitetit aktual të territorit të Kosovës janë të rrezikshme pa përmbushur korrigjimin historik të plotënisë shqiptare si domosdoshmëri e rinisjes dhe mbylljes së shpejt të marrëveshjes Kosovë – Serbi, e cila nuk duhet të kaloj vitin 2020.

Veprimtaritë ilegale të institucioneve paraplele serbe, përfshi edhe ato të sigurisë, MUP-it serb dhe të agjencive tjera serbe si BIA-s në Kosovë, për çdo ditë tentojnë ta sfidojnë dhe cenojnë sigurinë kombëtare me kryerjen e veprimeve penale si propaganda, kanosje, rrahje, zjarrvënie, vrasje, përdorim të mjeteve eksplozive që e formësojnë figurën e akteve terroriste. Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq, kohë më parë përpjekja për trafikim me “Trenin Rusoserb”, hyrjet ilegale, kontrabandat, “Muret ilegale” dhe një mori aktivitetesh të pandalshme të shtetit serb, tregojnë qartazi për përpjekjet e vazhdueshme të ndërhyrjes në sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Siguria Nacionle si prioritet i lartë shtetëror, është duke u kanosur seriozisht përmes politikave aktive dhe metodave të shërbimeve sekrete serbe, të planifikuara e të kryera nga ana e grupeve të ndryshme dhe organizatave ekstremiste serbe me sponsorizim të pastër nga Serbia. Lëvizjet e treshes Shqipëri – Maqedoni e Veriut dhe Serbi rreth kooperimit të diplomacisë ekonomike, përmes “MiniShengenit” pa Kosovën, e cila është urë lidhëse dhe e pashmangëshme infrastrukturore ekonomike, mbetët sfidë serioze për të ruajtur kohezionin e sigurisë rajonale dhe shteteve, ide kjo që nëpërmjet fuqizimit dhe përdorimit të diplomacisë ekonomike të arrihet në krijimin e partneriteteve ekonomike brenda shteteve të Ballkanit.

Rritja e bugjetit dhe fuqizimi i institucioneve të Sigurisë, nisur nga: AKI, FSK, PK, KSK, ASHI, Emergjencat etj, Kosova duhet të zhvillojnë kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Bazuar në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, siguria në nivel kombëtar u bë pjesë e politikëbërjes të institucioneve vendore, sidomos pas miratimit të një sërë ligjesh mbi sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës. Mirëpo, rritja e përgjegjësive të institucioneve vendore duhet të nxisë aktivitete konkrete mbi vizionin dhe strategjinë që duhej ndjekur për zhvillimin e kapaciteteve të vazhdueshme në burime njerëzore, paisje dhe teknologji të menqur.

Në këtë aspekt duhet të merret parasysh me shumë prioritet, hulumtimi dhe gjetja, si dhe ofrimi i kapaciteteve të sigurisë dhe inteligjencës për të grumbulluar – zotërimin e “Trurit Kombëtar” për angazhim dhe vlerësimin gjithëpërfshirës të kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Sfidat e Sigurisë Kombëtare, apriori ballafaqimi me faktorët që po ndikojnë, duke rënditur të ashtuquajturit faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, disa prej tyre duhet vënë me prioritet në trajtim ligjor;

Faktorët e brendshëm:
Faktorët e brendshëm që kanë cenuar sigurinë publike dhe atë kombëtare dhe po e sfidojnë janë: Korrupsioni si fenomen dhe realitet në rritje, ka përfshirë pothuajse të gjitha institucionet vendore dhe mendësinë shoqërore; Trafikimi i narkotikëve, duke e bërë Kosovën një vend transit e shpesh edhe vend ku shitet, blihet, konsumohet dhe trasportohet droga; Kontrabandimi i armëve në sasi të konsiderueshme dhe i llojeve të ndryshme; Trafikimi i njerëzve nga Kosova për në vende të ndryshme të Evropës e madje edhe në Lindjen e Mesme; Trafikimi i qyetarëve të varfër drejt Europes përmes rrugëve ilegale nga Kosova drejt Serbisë dhe Hungarisë dhe formave manipulative të vizave pune.

Faktorët e jashtëm:
Konsiderohen vendosja e organizatave joqeveritare në territorin e Republikës se Kosovës, ku disa nga këto organizata nuk janë në favor të mirëqenies dhe edukimit të qytetarëve të Kosovës dhe paraqesin rol destruktiv.

Hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë ilegale brenda territorit të Kosovës dhe akomodimi i tyre është një sfidë në të ardhmen, karshi sigurisë kombëtare. Akoma nuk ka kapacitete të mjaftueshme për verifikimin e të kaluarës dhe të tashmes së atyre personave: se nga cili shtet arrijnë, cili ka qenë profesioni i tyre, a kanë qenë të involvuar në grupe kriminale apo në organizata terroriste.

Faktor tjetër i jashtëm konsiderohet edhe infiltrimi i agjentëve të shërbimeve sekrete të instaluara në Kosovë, disa nga të cilat të shteteve që nuk i dëshirojnë të mirën Kosovës, sidomos atyre Ruse.

Siguria publike, aspektet shëndetësore – Humane:
Sa i përket rrezikimit të sigurisë publike (shëndetësore), shpesh herë ajo është sfiduar në rastin e epidemive. Për gati dy dekada të pas luftës së vitit 1999, askush nuk u morr me hulumtime dhe analiza të thella për trajtimin e mostrave në laboratorë se prej nga u përhapen një seri sëmundjesh, si: ethet e minjve, gripi i shpezëve, pickimi i rriqrave, kancerët, vdekjet e parakoshme të lindjeve, dhe smëmudjet kardiake tek fëmijët e posalidur, sëmundjet e veshkëve – dializa, etj.
Rrezik tjetër në sigurisë publike është edhe moskontrolli i prodhimit dhe importit të barnave dhe ushqimit. Qytetarët vazhdojnë të konsumojmë ushqim jo kualitativ, me afat të skaduar, madje të përpunuar me lloj-lloj kombinime toksike, sidomos tek artikujt e higjienës. Si pasojë janë shfaqur edhe shumë sëmundje vdekjeprurëse te disa grupmosha, sidomos tek fëmijët dhe te rinjët. Poashtu: Siguria në Rrugë; Siguria në të drejtën për Punë; Siguria në Punë; Siguria në Shkolla; Siguria në Cilësinë e Arsimit; Siguria në Taksa; Siguria në Internet; Siguria Ushqimore; Siguria Shëndetësore etj.

Mbrojtja karshi sfidave të elementëve të ekstremizmit parashtetror të Serbisë: Të gjitha veprimet e grupeve dhe organizatave ekstremiste serbe, atyre ekstremiste me nxitje fetare, që kanë cak grupe qytetare me akte barbarare duhet të cilësohen si akte terroriste. Për këtë çështje Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga aleatët në rritjen e teknologjisë ushtarake, sistemeve kibernetike për plotësimin e kapaciteteve operative ushtarake të FSK-së AKI –së, Policisë, përfshi dhe Emergjencat.

Shtimi i kapaciteteve të reja ushtarake mbrojtëse, përfshi edhe krijimin sa më të shpejt të Bazës – Flotës Ajrore të helikopterëve ushtarak me mbështetje të forcave paqëruejtëse të NATO-s për të ruajtur qetësinë dhe paqen në Kosovë. Siguria publike në parandalimin e incidenteve ndëretinike ato ndërkufitare e ndërshtetërore, parandalimi i elementëve parashtetëror të organece të sigurisë të serbisë, duhet të mbetët prioritet i lartë i institucioneve të Kosovës për të mbrojtur vlerat e qytetarisë për njerëzit brenda shtetit tonë, duke e rritë vetëdijen shtetformuese dhe sjelljen tonë si sovran të plotë, përballë sfidave të kontekstualitetit të sigurisë – sundimit të ligjit dhe ruajtjes së sovranitetit.

Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve

(Bahri M. Gashi është doktor dhe profesor i Shkencave Politike të Sigurisë dhe Intelegjencës. Ka punuar në sektorin e sigurisë në Republikën e Kosovës ku dhe vazhdon punën e tij profesionale dhe akademike. Gjatë aktivitetetve profesionale ka marrë pjesë nëpër konferenca rajonale dhe ndërkombëtare ku ka trajtuar problemet e sektorit të sigurisë dhe intelegjencës. Ligjërues në disa kolegje dhe universitete. Ka të botuara një mori shkrimesh në periodikë ndërkombëtarë. Në vitin 2014 emërohet për zv/kryesyes në Departamentin për Politika të Mbrojtës dhe Sigurisë në AAK dhe ish kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re