Republikanët u kërkojnë donatorëve të paktën 60 milion dollarë për të financuar proceset gjyqësore të Presidentit Donald Trump mbi zgjedhjet presidenciale, thanë dy burime të njohura me këtë çështje për Reuters.

Ekipi i Trump-it ka ngritur padi në disa shtete pas zgjedhjeve të së martës, ku ende nuk është shpallur fituesi, e kjo  për shkak të një numërimi të gjatë të votave, me kandidatin demokrat Joe Biden një hap më afër 270 votave të kërkuara elektorale.

“Ata duan 60 milion dollarë”, tha një donator republikan, i cili mori një kërkesë nga fushata Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan (RNC).

Të dy burimet diskutuan kërkesat për dhurime me kusht që ato të mbeten anonime, për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Fushata Trump dhe RNC nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Që nga fundi i zgjedhjeve presidenciale të së martës, fushata e Trump ka dërguar kërkesa për donacione me e-mail dhe letra, duke thënë se ishte një lojë e ndyrë zgjedhore.

Biden, më i suksesshëm në donacione

Thirrja për donacione vjen ndërsa ekipi i Trump-it dhe Biden përgatiten për një betejë ligjore të zgjatur potencialisht mbi zgjedhjet.

Këshilltari i lartë i fushatës së Trump-it, David Bossie, i cili drejton grupin konservator Citizen United, është zgjedhur të drejtojë procedurat gjyqësore paszgjedhore, tha një burim i njohur me strategjinë e fushatës së Trump.

Fushata e Trump tashmë ka humbur disa procese gjyqësore në shtetet ku fletët e votimit ende llogariten, përfshirë Xhorxhian.

Trump, i cili filloi garën zgjedhore me një avantazh të fortë financiar, e përfundoi atë duke luftuar për të vazhduar me Biden.

Biden mblodhi rreth 130 milion dollarë midis 1 dhe 14 tetorit, rreth tre herë më shumë sesa Trump, i cili grumbulloi rreth 44 milion dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re