Rast kontrabande në doganën e Goricës, ndalohen 3 shtetas. Mes tyre përgjegjësi i PKK Goricë Julian Hanelli, doganieri pranë kësaj pike Petrika Mano, dhe shtetasi Vasil Nasto, drejtues i mjetit.

Burime konfirmojnë se Nasto ka kaluar përmes kësaj dogane një sasi mallrash ushqimorë kontrabandë, nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Doganieri dhe përgjegjësi i policisë kanë lejuar futjen e mjetit pa kontrolluar. Mjeti me drejtuesin u kap në aksin Goricë – Zvezdë.

Të ndaluarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re