Nga Bujar M. Hoxha

Mbrëmje…

Qyteti gëlon nga njerëzia…

Stambolli përkujton të rënët e 15 korrikut…

Parisi feston fitimin e Kupës së Botës në futboll…

Dy qendra qytetërimesh përjetojnë dy gjendje të ndryshme njerëzore…

Në magjepsësin Stamboll ka përzierje ndjenjash, ka melankoli, ka pikëllim për qindra të vrarë e të plagosur dy vite të shkuara, ka gaz për epopenë e shkruar në të njëjtën ditë…

Në Parisin e Harkut të Triumfit ka festë të harbuar për një triumf futbollistik, për një Botëror të fituar për të dytën herë në njëzet vite…

Në të parin përkujtohen emër më emër të rënët në natën e epopesë së popullit turk, jetëdhënë në sfidën ndaj tankeve e avionëve të grushtshtetasve…

Në të dytin melodia e gëzimit është me njëmbëdhjetë nota; janë emrat e lojtarëve me gjelin në bluzë që sapo kanë fituar finalen e Botërorit…

15 korrik 2018!

Dy vite më parë, në një natë të errët, rrugët e Stambollit u lanë nga gjaku i njerëzve që dolën në rrugë për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Me vetëm një thirrje nga një aparat telefonik, shpërndarë nga ekrani televiziv, prej të parit të tyre, në momentin më të vështirë…

Dy vite më vonë, flamuj pa fund mbushin hapësirën e urës historike mbi Stamboll, në një grumbullim masiv që shërben si kujtesë për të mos u besuar kurrë më maskave, buzëqeshurve me helm në zemër…

Epopeja e popullit turk…

(Pak orë më parë, të së njëjtës ditë, në Tiranë, në një aktivitet për të njëjtën ngjarje, njerëz që i kishin thënë “jo” me trupat e tyre tentativës për grusht shteti dhe që kishin humbur më të shtrenjtit për ta në atë natë u rrokën në një përqafim mes lotësh…)

Krejt tjetër vërshimi në Paris. Pa narrativë… Thjesht fare! Një gëzim njerëzor njëngjyrësh… Një sukses sportiv…

Gjendje njerëzore…

Makron nuk e mban veten në tribunë kur përfaqësuesja e vendit të tij shënon… Festimi e kthen nga president në tifoz…

Para miliona njerëzve, Erdogani reciton vargjet e Mehmet Akifit, kujton të rënët, falënderon Zotin, premton…

Njerëzi…

Diku përkujton të rënët… Diku harbohet për një fitore futbolli…

Sa do doja të isha në Stamboll mbrëmë…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re