Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka komentuar nismën e qeverisë për kontratën 5 vjeçare për studentët e mjekësisë, ku tha se projektligji ka ardhur si nevojë për të rritur burimet njerëzore në Shëndetësi.

Capture

Kushi tha se nga ky projektligj, studentët përfitojnë studimet falas duke përmbushur qëllimin e qeverisë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“Interesi publik për të plotësuar burimet njerëzore është i lartë. Në përputhje me kushtetutën shteti po miraton një projektligj i cili krijon kushte për të realizuar interesin më të lartë publik, parashikohen objektivat social në plotësim të nismës. Pika c e këtij projektligj parashikon standarde më të lartë mjekësor, pika f parashikon përmirësimin e kushteve.

Me anë të këtij projektligji parashikohet mbështetja e studentëve për të përfituar nga e drejta për të mos paguar detyrimet financiare që lidhjen me tarifën e pagesës për studimet. Duke synuar realizimin e objektivave sociale, si mbrojtjen e jetës po krijohen mekanizma për të rritur burimet njerëzore”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re