Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje lidhur me dyshimet për lobim në favor të Partisë Demokratike përmes burimeve të dyshimta.

 

Për këtë arsye organi i akuzës ka nisur në Skoci një letër-porosi ku kërkon informacion mbi transaksionet e kompanisë “Biniatta”. Letra është dërguar në Skoci për shkak të aktivitetit të kompanisë aty.

 

Më herët Prokuroria dërgoi letër-porosi në ShBA për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.

 

Disa muaj më parë Partia Demokratike u akuzua nga socialistët se ka bërë lobime në ShBA ku dyshohet se pas tyre fshihet kompania “Biniatta Trade”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re