Home SHQIPERIA Kontributi në sport/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli nderohet me çmimin e rëndësishëm

Kontributi në sport/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli nderohet me çmimin e rëndësishëm

0
Kontributi në sport/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli nderohet me çmimin e rëndësishëm

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli nderohet me çmimin më të rëndësishëm të vlerësimit të figurave ndërkombëtare në sport nga Komiteti Olimpik Europian (EOC).

 

Nga Olympia e lashtë, presidenti i EOC-it, z. Spyros Capralos i dorëzoi presidentit të KOKSH-it vlerësimin “Laurel’ Award”për kontributin e jashtëzakonshëm për sportin shqiptar dhe atë europian, për kontributin e çmuar ndër vite për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri. Vlerësimi për z. Ylli u bë gjatë Seminarit të 42-të të EOC, në prezencë të përfaqësuesëve të 50 shteteve, anëtarëve të EOC dhe IOC.

 

Presidenti i KOKSH në fjalën e tij, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit që e vlerësuan, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen për këtë çmim. Z. Ylli deklaroi se ky vlerësim vjen pas një pune kolosale dhe bashkëpunimit institucional të KOKSH me partnerët: Federatat Sportive, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Qeverinë Shqiptare, pasi është hera e parë që të gjithë aktorët e rëndësishëm në sport bëhën bashkë për një qëllim: nxitjen dhe zhvillimin e sportit dhe masivizimin e tij.

 

Z. Ylli theksoi se ai dhe stafi i KOKSH janë mjaft të angazhuar, që sporti të bëjë hapa të mëdha përpara, duke zbuluar projektet e reja. Ai u ndal në projektin e Ekipeve Sportive, inovacionin me Kanalin “SportALB” dhe aplikacionin në smartphone, duke theksuar se të tjera projekte masive na presin. Presidenti Ylli falenderoi Bordin Ekzekutiv të KOKSH, drejtuesit e Federatave Sportive si dhe Stafin e KOKSH për punën e pakursyer në shërbim të sportit. Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti i KOKSH ftoi të gjithë të pranishmit dhe drejtuesit e Komiteteve Olimpike të vizitojnë Shqipërinë si dhe propozoi, që Seminarin i radhës i EOC të organizohet në Tiranë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë