Vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil duket se do të jetë në një monitorim të imtësishëm, për të  siguruar një sezon turistik edhe më të mbarë se një vit më parë.

 

Risia e këtij viti është se policia kufitare do të monitorojë me motorë uji, qarkullimin dhe ndalesat e mjeteve lundruese. Bashkitë kanë përcaktuar vendqëndrimet e tyre, të cilët nga ky vit nuk do të mund të që parkojnë pranë vijës bregdetare, por në vende të miratuara.

 

“Për të gjithë operatoret si asnjë vit më parë këtë vit i kemi marrë të gjitha masat që subjektet të plotësojnë të gjitha kriteret. Bashkëpunimet që do të kemi me policinë kufitare dhe bashkiake dhe do të ketë një monitorim të rreptë në mënyrë që problematikat e viteve të kaluara t’i përmirësojmë. Do këtë korridore hyrëse-dalëse të mjeteve motorike. Nga policia kufitar  do të jenë shumë mjete që do të kontrollojnë vijën bregdetare janë mirpërcaktuara  nga bashkitë”, shpjegon Ledion Lako drejtor i agjencisë së bregdetit.

 

Këtë sezon me vendim qeverie është përcaktor se raporti plazh publik-privat do të jetë 30 me 70%. Ndërsa çdo marrëveshje e lidhur mes operatorit privatë dhe bashkisë do të ketë me detyrim dhe një vrojtues plazhi.

 

Prioritet nga agjencia e bregdetit do të jetë një kontroll shumë rigoroz këtë vit. Nuk do të ketë hapësira të zëna nga private kur plazhi është publikë. Kriter i veçantë nga agjencia këtë herë është dhe fakti që marrëveshja do të jetë e noterizuar dhe me një vrojtues  plazhi.

 

Sezoni turistik pritët të nis zyrtarisht në Maj, ndërsa pritshmëritë janë se ai do të jetë edhe më i mbarë se një vit më parë, duke tejkaluar edhe shifrën e 7.5 milion vizitorëve të huaj që u arrit në 2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re