Shkodër

Vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare, për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese.

Procedohet penalisht pronari i dyqanit që tregtonte fishekzjarrët dhe kapsollat.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve në subjekte tregtare, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në shumë subjekte tregtare.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen Perash, Shkodër, në dyqanin në pronësi të shtetasit M. G., 67 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekëzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. G. u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Fshehja e të ardhurave“ dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vemdore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë personat që ushtrojnë aktivitet tregtar, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re