Policia e Tiranës pas kontrolleve të kryera ka evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh.
 
Nga këto raste, rezulton se shumë drejtues mjetesh  thyejnë rregullat në qarkullim, duke u bërë shpeshherë si burim rrezikshmëri për jetën e kalimtarëve.
 
Sipas policisë rrugore të Tiranës nga këto raste  35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.
 
Ndërkohë 21 drejtues të tjerë mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, 52 shofëre janë penalizuar për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes.
 
Përdorimi i telefonit duket se është një tjetër penalizim për 67 drejtues mjetesh  dhe 87 drejtues janë ndërshkuar me masa administrative për parkime të gabuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re