Skip to content

Kontrolle intensive në det/ Brenda një javë, bllokohen 30 mjete lundruese

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave ka bllokuar 30 mjete lundruares për shkelje të perimetrit të sigurisë detare.

Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 mijë lekë secili. Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 7 raste për t’u ardhur në ndihmë 13 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.