Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar administrativisht gjithsej 420 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, ndërsa 30 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Ndër të tjera, janë proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.38 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 65 masa administrative për parakalime të gabuara.

Githashtu janë pezulluar 2 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 12 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse. 246 masa të tjera administrative janë vendosur për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve./