Policia e Vlorës ka vijuar me aksionin e saj për të ndëshkuar shoferët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Si rezultat javën që lamë pas janë arrestuar 5 shoferë ndërsa janë vendosur mbi 1100 gjoba.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë
Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 55 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 37 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 16 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1133 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 449 masa për tejkalim shpejtësie;
– 58 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 28 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 108 masa për parakalime të gabuara;
– 56 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 19 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 386 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re