Gjatë festave të fundvitit, policia ka shtuar kontrollet në portin e Durrësit.

Uniformat blu ditën e sotme kanë proceduar penalisht një 38-vjeçar me iniciale B.P pasi gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 kuti të mbushura me lëndë plasëse piroteknike.

Për parandalimin e tregtimit të paligjshëm, policia në makinën e këtij shtetasi ka sekuestruar 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Njoftimi i plotë:
Port, Durrës
Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, për parandalimin e futjes në vendin tonë dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike.
Procedohet penalisht poseduesi.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e futjes në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, dhe tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re