Skip to content

Kontrolle në terren, asgjësohen mbi 400 rrënjë kanabis në Krujë

TIRANË– Janë asgjësuar nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike kanabis. Lënda narkotike  ishte mbjellë në disa fshatra të Krujës. Në këtë aksion u angahzuan 140 punonjës policie, ndërsa u përdorën dhe dronë për lokalizimin e parcelave të mbjella.

Përgjatë kësaj periudhe, konkretisht në 26 faza kontrolli, janë asgjësuar përmes djegies mbi 13 mijë rrënjë kanabis. Autoritetet vijojnë kontrollet në të gjithë territorin për të goditur paligjshmërinë./