Skip to content

Kontrolle për drogë në Krujë/ Rrëzohet nga shkëmbi punonjësi i policisë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një punonjës policie 47 vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e rrëzimit në një terren malor në Krujë.

 

Punonjësi ishte pjesë e grupit prej 220 forcash të cilët po kryenin kontrolle për bimë narkotike.

 

Sipas policisë, 47 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta fizike dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Krujë

Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar, gjatë kontrollit, 3 ambiente të hapuara, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli vijon.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë