Policia Rrugore në 24 orët e fundit, duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje rrugore.

Sipas policisë shkeljet janë konstatuar nga ato më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesëve të rrugës, duke u marrë kështu 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.

Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re